Armend Behluli, mbrëmë ka humbur jetën tragjikisht pasi nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra nga thika shkruan Radio Star.
Tifozët “Skifterat”, humbën një anëtarë të tyre, pas kësaj tragjedije ata kanë dërguar një telegram ngushëllimi familjes Behluli.
Telegram ngushëllimi!
E nderuara familja Behluli,
Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Armendit!
Ikja e tij e hershme përveq jush, është humbje për të gjithë ata që patën rastin ta njohin, për shoqërinë e gjerë dhe të gjithë futbolldashësit!
Kujtimi për të do të na shoqëroj përherë, e mungesa e tij pranë nesh në shkallët e stadiumit do të ndjehet gjithmonë!
Na lejoni duke bashkndjerë dhimbjen me ju të iu përcjellim ngushëllimet tona të sinqerta dhe të lutemi për shpirtin e tij!
Zoti e shpërbleftë me xhenet dhe ua shtoftë durimin!