Komuna e Gjilanit, sot ka organizuar “Darkën e Lamës”, e cila organizohet në shenjë falemnderimi shkruan Radio Star.
Ish-asambleisti i LDK-së, Burim Berisha, ka kritikuar ashpër Drejtorin e Bujqësis, rreth këtij organizimi, duke thënë se kjo ishte darka e “dështimit” dhe më shumë ngjante me një aktivitet politikë.
Shkrimi i plotë:
Drejtoria e Bujqësisë sonte në Gjilan organizoi darkën e “dështimit”
Nga vet koha dhe mënyra e organizimit të kësaj darke tregon për dështimin e saj në gjitha segmentet.
Në këtë darkë nuk kishte:
– Bujqë
– Prodhues vendor të bujqësisë
– Të shpallur meritor nga bujqësia
– Vend ideal për “Lamë”
Por këtu kishte:
– Aktivitete politike
– 98% zyrtar komunal e këshilltar komunal
– Promovim libri me aktivitet të zakonshme e rutinore që ndodhin qe 20 vite.
Kjo drejtori edhe sonte, si vitin e kaluar tregoi se është e vonuar në çdo proces, si në shpërndarjen e farës së grurit, organizimin e darkës së lamës…etj
Edhe vitin e ardhshëm mundësisht organizone në kohë, për këta pak bujqë tê mirë që i ka Gjilani dhe ndryshone vendin…