Kryetari, Alban Hyseni, ka njoftuar se Komuna e Gjilanit ka nënshkruar partneritet bashkëfinancimi me Islamic Relief Kosova shkruan Radio Star.
Vlera e saj është rreth 375 mijë euro, ku ka për qëllim të ofroj shërbimeve shëndetësore me rastin e vizitave mjekësore nga ana e stafit shëndetësor.
Shkrimi i plotë:
375,900.26€ EURO PËR SHËNDETËSINË 👩⚕️👨⚕️🚑
Sot, bashkë me drejtoren e shëndetësisë, Doruntina Hasani nënshkruam marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë rreth 376 mijë euro me drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, e cila për qëllim ka ofrimin e shërbimeve shëndetësore me rastin e vizitave mjekësore nga ana e stafit shëndetësor.
Në këtë projekt do të angazhohen gjithsej 19 profesionistë shëndetësor:
🔸6 mjekë të përgjithshëm
🔸10 infermierë
🔸2 stomatologë
🔸1 teknik stomatolog
Përfitues direkt pritet të jenë:
🔹Gratë lehona dhe fëmijët
🔹Personat e moshës së tretë
🔹Personat me aftësi të kufizuara
🔹Personat me sëmundje kronike
Për shëndetësinë! 👩⚕️🏥