Dega e Lidhje Demokratike të Kosovës në Gjilan ka mbajtur dy konferenca të fundvitit, ku janë paraqitur 50 dështimet monumentale të qeverisjes së udhëhequr nga VV në Gjilan.
Problemin me vonesat në ndarjen e subvencioneve në bujqësi për farën e grurit i ka paraqitur kryetari i Komisionit pët Zhvillim Ekonomik Lokal, Ndërrmarrësi dhe Agrikulturë, prof. dr. Fidan Qerimi, ku tha se si pasojë e kësaj do të ketë rendimente më të ulëta në vitin ardhshëm.
Kritika të ashpra ka paraqitur në konferencë edhe asambleistja, znj. Gresa Avdiu, për mënyrën e ndarjes së subvencioneve për Start Up biznese dhe për bizneset e grave, ku në tri biznese përfituese, pronarë të lokaleve janë asambleistë të VV-së në Kuvendin Komunal.
Po ashtu, 50 dështimet monumentale të qeverisjes së VV-së në Gjilan i ka paraqitur anëtari i Kryesisë së Degës, z. Shkëlzen Ibrahimi.
Kryetari i Degës së LDK-së, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri, tha se këto shkelje do t’i prezantojnë në organet e hetuesisë për shkak të shkeljeve flagrante.
“Sot prezantuam 50 dështimet munumentale të qeverisjes së udhëhequr nga VV-ja në Gjilan, të cilat do t’i adresojmë tek organet e hetuesisë për shkeljet flagrante. Skandali i blerjes së kamionit pa procedura të rregullta, pasqyron mentalitetin e kësaj qeverisje. Raporti i auditorit është më i tmerrshmi në histori të Komunës së Gjilanit që nga paslufta dhe si pasojë e kësaj Komuna përjashtohet nga grantet e institucioneve të fuqishme të BE-së dhe nga bashkëpunimi ndërkufitar. Pabarazia në investime qytet-fshat është tepër shqetësuese, ndërsa edhe më shqetësues është fakti se vetëm në 11 fshatra dhe në shtatë lagje është planifikuar buxhet për vitin 2024”, tha kryetari z. Haziri.
𝐋𝐢𝐬𝐭𝐚 𝐞 𝐝ë𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐧 𝐧𝐞𝐬ë𝐫, 𝐩𝐨𝐫 𝐩𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐚𝐦𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐤𝐮 𝐦𝐛𝐞𝐭𝐢?!