Nënrkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka kritikuar ashpër kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e tij shkruan Radio Star.
Më tutje ai ka thënë se ata përfitues të 50 biletave gratis të udhëtimit pa viza, shpresoj të mos jenë i gjithë Grupi Parlamentar i VV-së.
Shkrimi i plotë:
Njiheni Europën nga afër dhe më shumë keni me e dashtë Kosovën!
Një qeveri dhe një kryeministër nën masa ndëshkuese politike, ekonomike e finaciare për mosmbajte të fjalës dhe obligimeve shtetërore, NUK ka asnjë meritë për liberalizimin e vizave pas vonesës prej 7 vitesh. Koha me kërku falje për bllokimin 7 vjeçar dhe me i tregu popullit kur largohen sanksionet.
Një kryeministër që u flet 50 qytetarëve fitues të biletave gratis për Vjenë në aeroplanin edhe me mbi 200 të tjerë që shkojnë me gurbet për punë, është budallaki e llojit të vetë. Shpresoj që këta 50 përfituesit të mos jetë i gjithë Grupi Parlamentar i VV-së!
Vjena është vendi më i mirë kur Kosva me unitet politik arriti deri te shpallja e Pavarësisë, në kohën kur Kurti protestonte e martirizonet njerëz kundër saj!
Njiheni Europën nga afër dhe më shumë keni me e dashtë Kosovën!