Prishtina dhe Drita nesër do të takohen në stadiumin e Besës ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë.
Prishtina dhe Drita takohen me fillim nga ora 16:00, në kuadër të xhiros së fundit të Superligës, shkruan GazetaBlic
Ditë më parë, klubi i Prishtinës ka njoftuar se nuk do të ka bileta në shitje, por vetëm ftesa me të cilat mund të hyni në stadium.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm nga tifozët e të dyja ekipeve, mirëpo vetëm 1300 persona do të kenë fatin të hyjnë në stadium.
1200 tifozë të Prishtinës (Plisat) dhe 100 tifozë të Dritës (Intelektualët)
Kjo ndeshje është tepër interesante – pasi fituesi i këtij takimi do të shpallet edhe kampion i Vala Superligës së Kosovës dhe më pas do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Drita mund të fitojë titullin në rast të fitores, barazimit apo edhe humbjes me një gol disavantazh, kurse Prishtina do të shpallet kampion, vetëm nëse fiton me dy gola epërsi (2-0, 3-1, 4-2).