Kryetari, Alban Hyseni, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se në këto shattë javë do të prezantoj shtatë projekte të mëdha për qytetin e Gjilanit shkruan Radio Star.
Hyseni ka thënë se Gjilanin do ta rikthejmë në një qytet më atraktivë në Kosovë.
Shkrimi i plotë:
7 javë – 7 projekte
Të dashur qytetarë,
Për çdo javë do të prezentohen projektet më të mëdha për vitin 2024-25. Këto projekte, do të transformojnë qytetin, do të sjellin zhvillim dhe më e rëndësishmja do të rikthejnë Gjilanin në një nga qytetet më atraktive të Kosovës.
KultQendra – 1.2mil €
KultQendra është projekti i parë, që do të ndajmë me ju. Tashmë kontrata është lidhur. Ndërtimi pritet të përfundojë në këtë vit.
– Sallë alternative e teatrit me rreth 250 ulëse;
– Mbi 400 metër katror-Galeria e qytetit;
– Kinemaja e qytetit.
Për të gjithë ata që duan artin e kulturën, kjo qendër do të sjellë hapësirën e infrastrukturën e nevojshme po aq të munguar.
Ne kemi kthyer vëmendjen meritore ndaj qytetit.
Mega projekte, projekte të jashtëzakonshme për një qytet me njerëz sa meritor aq edhe më të mirë.
#pergjilaninqeduam
#perkulturen
#kinemajaeqytetit