Sot ka filluar manifestimi mbarëkombëtarë “Flaka e Janarit”, i 33-ti me radhë shkruan Radio Star.
Ky manifestim ka filluar me homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, më pas me aktivitete të ndryshme, në këto homazhe mori pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ishte i shoqëruar nga kryetari degës në Gjilan, Nazim Gagica.
Gagica përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, u bënë model e frymëzim për shumë të tjerë për mobilizim e rreshtim në rrugën për liri e për shtet.
Shkrimi i plotë:
Sot, bashkë me kryetarin Haradinaj, ish-komandantin e ZOK-ut, Ahmet Isufi e kolegë të shumtë nga Aleanca, bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në kujtim e nderim të heronjëve të kombit, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, në 40-vjetorin e rënies.
Rexha e Nuhiu me jetën dhe veprën e tyre heroike, paralajmëruan se liria e Kosovës është afër. Përveç kësaj, ata u bënë model e frymëzim për shumë të tjerë për mobilizim e rreshtim në rrugën për liri e për shtet.
Po ashtu, vizituam kazermën e FSK-s në Gjilan, aty ku kulmon krejt përpjekja jonë prej dekadash, tek Ushtria e Kosovës!
Vizituam edhe familjen Mala e Berisha, familje këto që ruajtën traditën shqiptare dhe mbajtën hapur dyert për shumë organizime e për patriotë të shumtë shqiptarë në secilën etapë të historisë sonë.
Lavdi Rexhës e Nuhiut!
Lavdi gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!