By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Lajçaku paralajmëron javë dinamike në Davos
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Lajçaku paralajmëron javë dinamike në Davos

Përditësimi i fundit: January 14, 2024 10:46 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, në përmbledhjen e tij të zakonshme javore ka theksuar se në përmbyllje të javës ka përfunduar edhe përgatitjet e tij për javën e ardhshme, të cilën e ka quajtur ‘dinamike’.

- Advertisement -

“Me përfundimin e javës, unë po përfundoj përgatitjet e mia për javën e ardhshme dinamike, gjatë së cilës do të jem në Davos të Zvicrës, për të marrë pjesë në takimin e 54-t vjetor të Forumit Ekonomik Botëror. Do të marr pjesë në disa panele diskutimesh dhe do të kem takime të shumta dypalëshe”, ka shkruar Lajçak.

Në forumin e Davosit do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka konfirmuar për RTK-në se Lajçak do të ketë takime të ndara me liderët e dy vendeve, por ka përjashtuar si mundësi takimin trepalësh.

Ndërkohë, Lajçak në postimin e tij ka shkruar edhe për vizitën që kishte në Paris, ku zhvilloi një sërë takimesh, e të cilat i vlerësoi si ‘shumë konstruktive dhe thelbësore’.

“Objektivi kryesor ishte sinkronizimi i përpjekjeve me homologët e mi francez dhe vendosja e bazave për muajt në vijim. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme nga Franca në përpjekjet e mia për të lehtësuar dialogun e udhëhequr nga BE dhe për bashkëpunimin e frytshëm që vazhdojmë ta gëzojmë”, ka theksuar Lajçak.

Ai tutje ka bërë të ditur se të mërkurën ka bërë një informim gjithëpërfshirës për ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, rreth arritjeve në dialog që nga prezantimi i tij i fundit në tetor si dhe për pritshmëritë për vitin 2024.

Lajçak e ka vlerësuar pozitiv faktin se të dyja palët njohën zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës, me ç’rast u shfuqizua plotësisht regjimi i afisheve. Ai e ka quajtur këtë ‘një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit’, derisa ka thënë se është arritur ‘progres i konsiderueshëm edhe në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë’.

82 raste të reja me Covid-19 dhe 7 të shëruar
Aliu: Gjilani fatlum, i dedikohen vitrat për vitin 2022
Përfundon takimi në Presidencë mes ambasadorëve të QUINT’it, Kurtit dhe Osmanit
Ambasadori amerikan falënderon Kosovën për strehimin e afganëve: Ju falënderoj përzemërsisht në emër të ShBA-së
BSPK mban nesër protestë, kërkon rritjen e pagës për 100 euro për çdo të punësuar në sektorin publik
Artikulli i mëparshëm Lutfi Haziri e quan Administrator të Gjilanit, Kryetarin Alban Hysenin
Artikulli tjetër Moti mbi vendin tonë

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.