REAGIM
-Ndeshja e djeshme mes Vëllazanimit dhe Gjilanit që u zhvillua në Gjakovë la shumë për të dëshiruar nga ana organizative si nga stafi i klubit Gjakovar githashtu edhe nga ana e tifozëve të tyre.
-Me të mbërritur në stadium diku rreth orës 15:00 skuara jonë filloi të ofendohet në kor nga tifozët vendas me fyrje të ndryhme raciste.Në vazhdimin e takimit presioni vetëm sa shtohej,atë që nuk mundeshin ta bënin në fushë futbollistët e Vëllaznimit,ndihmësit e trajnerit dhe antarë të ndryshëm të stafit mundoheshin në mënyrat më të rënda si ofendime ndaj futbollistëve dhe trajnerëve tanë që këtë ndeshje ta fitonin.Kjo nuk ishte e tëra pasiqë edhe ndaj tifozëve tanë që kishin udhëtuar dje drejt Gjakovës pati ofendime të ndryshme e deri te hudhjet e gjësendeve të ndryshme drejtim tyre nga ana e tifozëve vendas.
-Fundi i takimit ishte fatal për futbollistët dhe trajnerët që gjindeshin në fushë.Ata që quhen tifoz e dje më së paku e merituan këtë epitet,filluan hedhjen e sendeve të forta drejtuar fushës dhe bankës rezervë ku nga kjo mbetën të lënduar futbollisti ynë Betim Haxhimusa i cili u godit në kokë nga një shishe e qelqit dhe u desh ndërhyrje e shpejt dhe ndihmës trajneri Burim Shala i cili u godit në këmb ku të dyt u desh që plagët e marra ti qepnin.Fusha ishte e vërshuar nga gurët dhe sendet e ndryshme e cila më së paku ngjante në një fushë futbolli ku si pasojë e gjithë kësaj gjyqtari kryesor Nuza dha shenjë që skuadrat të futen në zhveshtore ku dhe vazhduan ofendimet nga stafi i Vëllaznimit karshi lojtarëve dhe stafit tonë.Por fatmirësisht e gjith kjo ngjarje përfundoi pa fatalitet të madh.
Kryesia e SC Gjilanit shpreson që ngjarjet si këto që më së paku kan vend në një fushë futbolli të mos përsëriten më sepse dje u rrezikua seriozisht shëndeti i lojtarëve tanë.Ne kërkojmë që Federata e Futbollit të merr masa dhe ti ndëshkoj veprimet e tilla.
Kryesia e “SC Gjilani”
Gjilan,20 Maj.