Dr.Besim Guda, ni emër i njohur për gjithë pacientët të cilët kishin marrë shërbime nga ai, një person shumë pozitiv dhe i dashur për të tjerët shkruan Radio Star.
Guda një ditë sa ishte në orarin e tij të punës, përjetoi një ngjarje e cila nuk ishte e mirë, pasi pacienti shkon në emergjencë me dhimbje gjoksi dhe pas kontrollave mësohet se ai ka pësuar një sulm në zemër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafi i cili ishte në orarë të punës.
Pacienti kishte dhimbje të vazhdueshme, Dr. Besim Guda, duke u munduar që këtë situat ta kalojë me biseda dhe batuta, pacienti nuk kishte mundur ti përballonte dhimbjet që kishte, në dhomën ku qëndronte ai hyn Dr. Enver Murtezi, pas kësaj dy doktorët dalin në koridor bashkëbisedojnë dhe vendosin që pacientin ta dërgojnë në QKUK dhe gjatë rrugës ndodhë ajo që më së paku është pritur gjendja i përkeqësohet pacientit, në atë moment reagon Dr. Enver Murtezi, i cili mban nënkontroll gjithë gjendjen e pacientit deri tek në QKUK.
Më poshtë ju sjellim rrëfimin e Dr. Besim Gudës:
Megjithatë mrekullit ndodhin !
Më datë 27.12.2023 si zakonisht tollovi në emergjencë . Aty vijnë të gjithë ,ka edhe nga ata ata që nuk kan nevojë ,por ja që jemi mësuar tani më. Në orët e pas ditës më lajmërojnë se kemi një pacient të ri , me dhembje gjoksi i cili kishte bërë një ekg kontrolli dhe ishte verifikuar se kishte infarkt myocardi- sulm në zemër për lexusin e pa informuar. I ofrohem , takoj një pacient shumë të frikësuar dhe me dhimbje të forta gjoksi . Mundohem ta inkurajoj dhe e lëshoj ndonjë fjalë humori po ja që biseda nuk ecën. Pacienti ndjente dhimbje të tmerrshme. Ordinoj terapinë e nevojshme për këto raste ( të gjithë kolegët e mi do të bënin të njëjtën gjë) , mundohem ti qetësoj dhimbjet ,por ato vështirë ndalen. Pas disa dozave të përsëritura morfine , ndjehet diq më qetë , por ende i shqetësuar , me dhimbje , shumë i frikësuar. Më dukej se e ndjente fundin e vet. Në punë e sipër në dhomën e observimit hyn dr. Enver Murtezi , kujdestar për njësinë emergjente. Me sheh mua , sheh pacientin. Kuptohemi me shikim. Pacientin beheshim gati ta transferonim për hulumtim invaziv-koronarografi dhe stentim eventual në QKUK Prishtinë. I bëjë me kokë të dalim në koridor dhe të konsultohemi. Bisedojmë shpejt, heshtur, mirremi vesh menjëher. Transportin në këtë rast të rëndë pranoi ta marre mbi supe dr. Enveri. Të gjitha variantet tjera ishin dukshëm më pak të favorshme, për çfarë u bindëm në fund. Organizojmë transferin , pacienti futet në auto ambulancë dhe merr rrugën për QKUK. Gjendja e pacietit shumë e rënduar , por e monitoruar në çdo sekondë nga syri i mpreft i mjekut të emergjencës dr.Enverit. Në gjysmë të rrugës në Llabjan , pacienti bënë fibrilacin ventrikular -crregullim më i rëndë i ritmit të zemrës, humb vetëdijen, gjendja përkeqësohet. Doktor Enveri kërkon që autoambulanca të ndalet dhe fillon i vetëm , me ndihmën e një tekniku reanimacionin kardiorespirator . Ofrohet patrulla e policisë rrugore e cila ofron asistencë për aq sa kishte mundësi. Pacienti reanimohet ,defibrilohet-goditet me rrymë, intubohet dhe ashtu me frymëmarrje të asistur me ballon, arrin ne QKUK në gjendje të rëndë shëndetësore. I njejti futet në sallën për kateterizim , stentohet dhe në mëngjes gjendja i përmirësohet , hiqet nga aparati për frymemarrje artificiale, i kthehet vetëdija. Pas disa ditësh qendrimi në spital kthehet në shtëpi dhe fillon aktivitetin normal jetësor.
Miku im dr. Enveri është hero i gjallë i këtij epizodi . Dikush kaherë kishte deklaruar ” nëse keni shpëtuar vetëm një njeri , ju keni shpëtuar gjithë njerëzimin ” të tillë janë heronjtë me bluza të bardha , e në ditën kritike dr.Enveri ishte kryehero i emergjencës dhe spitalit te Gjilanit.
Miq , ne edhe në këto kushte të veshtira , edhe në këto kohë të pa kohë shpesh ia dalim .
Për fund diçka e dëgjuar edhe më parë, sidomos në përfundimet e gëzuara ” të na rrosh shoku Enver “.
Qofshi të bekuar !