FC Drita ka njoftuar se mbrojtësin Besnik Krasniqi do të jetë pjesë e bardhe kaltërve edhe për dy vite të tjera.
Përmes marrëveshjes së arritur, Krasniqi do të jetë tek ‘Intelektualët’ deri në vitin 2026.
Komunikata e plotë:
Besnik Krasniqi është lojtari ynë edhe për dy vite
Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës edhe për dy vite të njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit.
Fjala është për Besnik Krasniqin i cili u prezantua nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili e cilësoi si njërin prej liderëve të ekipit. Ai do te vazhdojë të jetë pjesë e jona edhe për dy vitet e ardhshme.
Urime BES🤍