Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë të AAK-së, ka thënë se policia kufitare e Kosovës po operon pa armë të gjata.
Haradinaj këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke thënë se policia po kryen detyrat atje me veturat e dhuruara nga komuna, shkruan Gazeta Insajderi.
“Sot isha me disa miq në Kamenicë dhe për çudi policia e kësaj zone kufitare participon vet për servisim të automjetit”, ka shkruar ai.
“Policia kryen detyrat e saj me automjete të dhuruara nga Komuna e që as një parakusht nuk e plotësojnë. Ata e ruajnë kufirin e nuk ju lejohen armë të gjata”.
“Kjo është e turpshme për këtë shtet e këtë qeveri”.