Kuvendi komunal i Gjilanit, sot ka mbajtur seancën e parë për vitin 2024 shkruan Radio Star.
Asambleisti nga radhët e LDK-së, Imran Haziri, ka shpalosur kërkesën e bizneseve të cilat operojnë në sheshin e Gjilanit, ato kanë kërkuar largimin e vazove, me arsyetim për zgjërimin e hapësirave, pasi ato vazo nuk janë funksionale.
Kërkresa (pa ndërhyrje):
Komiteti për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit në mbledhjen e fundit të mbajtur me datë: 26.12.2023 ka pranuar një kërkese, nga bizneset që operojne në zonen e sheshit të qytetit, ku kane kërkuar rrënimin e vazove të cilat jene të ndërtuara në qender të sheshit, të cilat shërbejne momentalisht për gjelbrim.
Komiteti me kujdes e ka shqyrtuar këte kërkesë, ku sipas projektit të mëhershem, i cili ështe realizuar në vitin 2019 , në ate kohë ajo pjesë kur tani ështe shesh, ka qenë një pjese e degraduar e qytetit, apo më mire të themi pjesë e shëmtuar, dhe se kompania projektuese së bashku me KK Gjilan, nuk e kane planifikuar qe ajo zone do të ringjallet dhe do të jete potencial kaq i madhe për biznese, siq ështe tani, andaj me rritjen e kërkeses së bizneseve për këte pjese ështe rritur edhe nevoja për hapsire më shume, e rrjedhimisht edhe për qarkullim edhe më të madh të qytetarëve.
Andaj ne si komitet duke menduar se në të ardhmen Komuna e jone mund të bëje edhe organizime të ndryshme të Aktiviteteve Kulturore Artistike në këtë pjese të sheshit, e ka rekomanduar këte kërkese të bizneseve për komitetin për politik dhe financa, dhe sot ështe votuar nga antaret e Kuvendit Komunal që të kaloj ky Rekomandim.
Si Kryesues i Komitetit për Planifikim Urban, Faleminderoje antarët e kuvendit që e mbështeten këte rekomandim !