Skuadra gjilanase ka zyrtarizuar qendërmbrojtësin Juan Camilo Mesa, i cili i bashkua nga skuadra e Dinamo City shkruan Radio Star.
Radio Star, dje ka raportuar se tanimë skuadra e FC Dritës, ka shitur mbrojtësin Hajdin Salihun tek skuadra ukrainase dhe mbrojtësi Mesa pritet të zë vendin e tij.
Komunikata e plotë:
Qendërmbrojtësi Juan Camilo Mesa nënshkruan me ne
Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e kolumbianit Juan Camilo Mesa.
Mesa luan në pozitë e qendërmbrojtësit dhe së fundmi ishte pjesë e Dinamo City nga kampionati shqipërar. Lojtari është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në klubin tonë.
Mesa ka nënshkruar marrëveshje me klubin për një vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2025.
Mirë se vjen Juan💙