Skuadra e FC Dritës, pas largimit të mesfushorit Muharrem Jashari, menjëherë ka gjetur zavendësimin e tij shkruan Radio Star.
Radio Star nga burimet brenda klubit të FC Dritës, mëson se ka siguruar shërbimet e mesfushorit Ensar Huruglica.
Ensar Huruglica ishte pjesë e klubit zviceran SC Kriens, ai tashmë ka arritur marrëveshje me FC Dritën dhe skuadra do të jep detaje rreth këtij transferimi.
Për të sjellë atë në klubin gjilanas ishte kërkesa e trajnerit Zekirija Ramadani, Huruglica nesër pritet të prezantohet tek skuadra “bardhekaltërt”./radiostar/