Dy raste të zjarrit kanë ndodhur gjatë mesnatës në rajonin e Gjilanit.
Rastet u konfirmuan nga Policia e Kosovës.
Në rastin e parë, në Kamenicë, është djegur një stallë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Hodonoc, ku raportohet se dëmi është gjashtë mijë euro.
E po ashtu, sot rreth orës 00:50 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar informacion se në fshatin Budrikë Poshtme një objekt (fabrikë prodhuese) është përfshirë nga zjarri.
Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Valon Osmani.
“Njësitet policore relevante së bashku me njësitin e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, nga i cili zjarr përpos dëmeve materiale lëndime trupore nuk ka pësuar askush. Për momentin shkaqet e zjarrit janë të panjohura”, tha Osmani.
“Hetues policor nga njësiti i hetimeve në koordinim me Prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit”. /klankosova