Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan, sot gjatë ditës ka lëshuar një komunikatë për media, duke thënë se Drejtoria e Shërbimeve Publike, nuk po i shërben publikut për kompetencat të cilat i përshkrujen asaj shkruan Radio Star.
Më tutje në komunkat thuhet se janë identifikuar në disa fusha mungesën e përputhjes me standarde të pranueshme të shërbimit dhe kërkesave për qytetarët e Gjilanit.
KOMUNIKATË NGA DEGA E PDK-SË NË GJILAN
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, në vazhdimësi monitoron punën e drejtorive komunale, e veçmas asaj të Drejtorisë për Shërbime Publike, e cila e mbulon edhe Infrastrukturën dhe Banimin në Komunën e Gjilan (DSHPIB). PDK-ja vlerëson se kjo drejtori nuk i shërben publikut, për kompetencat të cilat i përshkruhen asaj.
🔹Me këtë komunikatë, PDK-ja thekson se janë disa çështje të rëndësishme që lidhen me moszbatimin e disa prej kompetencave të DSHPIB-it, në përputhje me detyrimet dhe përgjegjësitë që i përket sipas legjislacionit dhe udhëzimeve të qeverisjes lokale. Në veçanti, PDK ka identifikuar disa fusha ku vërejmë mungesën e përputhjes me standarde të pranueshme të shërbimit dhe kërkesave për qytetarët e Gjilanit.
🔹Pavarësisht detyrës për të organizuar mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve dhe trotuareve, vërejmë mungesën e përpjekjeve adekuate të DSHPIB-it për sigurimin e kushteve të sigurta për qytetarët dhe këmbësorët. Fati i mirë ishte që kishim një dimër shumë të butë. Ndërsa trotuaret janë të uzurpuar edhe nga qindra pengesa të tjera, përveç kur ka mot të keq.
Menaxhimi i shërbimit “Merimangë” nuk është efikas. Nuk janë evidentuar përpjekje për zbatimin e rregullores dhe organizimin e procedurave për ankand publik për automjetet e konfiskuara, siç është parashikuar.
🔹Bashkëpunimi me policinë për sigurinë rrugore, nuk ka qenë siç duhet. Është e rëndësishme të intensifikohet bashkëpunimi me autoritetet policore për të rregulluar komunikacionin dhe për të siguruar mjedisin e sigurt në zonat afër shkollave dhe institucioneve parashkollore. Shembulli më i keq është koha kur prindërit shkojnë për t’i marrë fëmijët e tyre te Shkolla Fillore “Selami Hallaçi” dhe fëmijët nuk kanë trotuar të lirë e të sigurt për të ecur.
🔹Rregullimi i komunikacionit dhe sinjalizimi i rrugëve është me shumë probleme në zona të ndryshme të qytetit. Vërehet mungesa e sinjalizimeve adekuate vertikale dhe horizontale të rrugëve.
🔹Menaxhimi i hapësirave publike është mjaft i dobët. Nuk ka qenë një përpjekje e mjaftueshme për të siguruar që hapësirat publike të mbahen në kushte të duhura dhe të pastra për qytetarët.
🔹Mirëmbajtja e varrezave të qytetit vazhdon të jetë e shëmtuar nga qeverisja lokale.
🔹Rrugët lokale nuk mirëmbahen siç duhet. Nuk intervenohet me shpejtësi në ato zona kur uji grumbullohet në rrugë nga reshjet atmosferike dhe është e pamundshme të kemi lëvizje pa vetura, për këmbësorët.
PDK-ja konsideron se Drejtoria e Shërbimeve Publike, Infrastrukturë dhe Banim nuk i shërben vetëm publikut, ndërsa ajo funksion kryesor e ka t’i shërbejë publikut dhe qytetarëve të Komunës së Gjilanit.