Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj sëbashku më kryeshefin e KRU “HIDROMORAVA”, Ymer Salihu, kanë nënshkruar marrëveshje për investime në rrjetin e ujësjellësit në vlerë 1.2 milionë euro shkruan Radio Star.
Më tutje Rahimaj ka thënë treguar se në këto investime do të përfshihen edhe disa fshatra të Kamnicës.
Shkrimi i plotë:
📣 1.2 MILIONË EURO INVESTIME PËR UJIN NË KAMENICË
✅💧Rogana, Novosella, Hodonoci, Muçiverci, Shipashnica e Dajkoci do të kyçen në tërësi në ujësjellës(303,000€).
✅💧Rezervuar i ri i ujit në Berivojcë për të siguruar furnizimin me ujë për qytetin(120,000€).
✅💧Projekti Flows(750,000€): Zgjerim i rrjetit në qytet, eliminimi i gypave të asbestit në Lagjen “Iliria”.
🙏Falenderim i madh për Ministrinë e Ekonomisë dhe KRU “Hidromorava” me Kryeshef z. Ymer Salihu. Së bashku jemi afër që t’a eliminojmë pothuajse në tërësi problemin e ujit në Kamenicë💧.