Presidenti i FFK-së, Agim Ademi sëbashku me Kryetarin e LRFGj-së, Armend Misini, kanë takuar përfaqësuesit e klubeve në Gjilan shkruan Radio Star.
Ademi ka treguar se gjatë takimi është diskutuar për avancimin e këtij regjioni si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe organizimin sa më të mirë.
Shkrimi i plotë:
Sonte bashkë me anëtarin e KE të FFK-së, Ismajl Ajetin vizituam Lidhjen Rajonale të Futbollit të Gjilanit, ku në një atmosferë të ngrohtë kaluam çaste shumë të mira dhe diskutuam për avancimin e këtij regjioni si dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe organizimin sa më të mirë.
Kryetari i LRFGj-së, Armend Misini dhe përfaqësuesit e klubeve shprehen mirënjohje dhe falënderime për kontributin tonë në zhvillimin e futbollit.
Së bashku do të vazhdojmë ta çojmë futbollin në nivele më të larta në të gjitha regjionet.
#BashkëPërFutbollin ⚽️🇽🇰