Ministri i Financave, Hekuran Murati, në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë tha se vetëm në sektorin e prodhimit përgjatë periudhës shkurt 2021 – dhjetor 2023, janë shtuar 9 mijë vende pune.
“Nëse shohim statistikat pra nga shkurti i vitit 2021 krahasuar me të dhënat preliminare të dhjetorit 2023, pra bëhet fjalë për 9 mijë vende të reja pune në sektorin e prodhimit të shtuara. Pra kanë qenë 36 mijë vende pune në shkurt të vitit 2021 në sektorin e prodhimit, aktualisht janë 45 mijë vende pune në dhjetor të vitit 2023. Pra janë shtuar 9 mijë vende pune vetëm në këtë sektor.
Derisa sipas Muratit përveç kësaj, ka pasur mbështetje edhe në sektorin e bujqësisë, ku sipas tij, ka pasur dyfishim të rritjes së subvencionimit për fermerët.
“Përveç kësaj kemi mbështetë edhe bujqësinë që megjithatë vazhdon të jetë sektor i rëndësishëm dhe me vëmendjen e shtuar të qeverisë sonë. Pra ka arritur që të dyfishohet shuma e subvencionuar, e në anën tjetër grandet të gjejnë zbatim të duhur dhe të ketë ndarje të drejtë për bujqit dhe fermerët. Si rezultat i kësaj pra dyfishim i rritjes së subcvencioimit, kemi mbi 30 mijë fermerë që kanë përfituar dhe qe konsiderohen si të vetpunësuar.Pra edhe këtu kemi 30 mijë vende pune të cilët punojnë në bujqësi dhe merren me punën e fermerit, qoftë në blegtori apo edhe në mbjelljen apo kulturat tjera bujqësore”, shtoi Murati.