Gjilani U-21 mposht Lirinë U-21 si mysafir 1-0 me 3 lojtarë më pak në fushë, pasi të 3 lojtarët u ndëshkuan me të kuq.
Fillimisht Lorent Rafuna është ndëshkuar me karton të kuq në minutën 41, më pas, në minutën 76 pas dy kartonëve të verdhë me të kuq është ndëshkuar edhe Altin Rudaku. Djemtë që po udhëhiqen nga Genc Sermaxhaj, përkundër se ishin me dy lojtarë më pak në fushë, ia dolën që të shënojnë përmes Albios Ramushit në minutën 82,kurse krejt në fund te SC Gjilani U-21 me të kuq pas dy të verdhëve është ndëshkuar galashënuesi Albios Ramushi dhe kështu ata mbetën me tre lojtarë më pak në fushë, por edhe përkundër kësaj ia dolën që të shënojnë fitore.
Gjilani U-21 e nisi mbarë sezonin pranveror pas kësaj fitoreje spektakolare në Prizren.