Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas raportimeve se ka kërkuar tërheqjen e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Gërvalla përmes një postimi në “Facebook” tha se kjo është e pavertetë.
“Është në vazhdën e fushatave dhe sulmeve të përditshme ndaj meje dhe institucionit që drejtoj”, shkroi Gërvalla.
Më tej, ajo ka përdorur edhe ironinë, duke thënë se nuk duhet të befasohet askush kur të lexojnë që ajo ka kërkuar edhe shkarkimin e Kancelarit Scholz dhe homologes së saj, Baerbock.