Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës pritet të lansoj sistemin për rimbursimin e shisheve të plastikës, qelqit apo kanaçeve të aluminit, raporton teve1.info
Për këtë, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se është hapur thirrja për themelimin e Administratorit për Sistemin e Rimbursimit të Depozitave (SRD).
Përmes një statusi në Facebook, Aliu ka shkruar se sistemi i Rimbursimit të Depozitave, do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit.
“Ky Sistem njëherit është një mekanizëm ku konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera dhe pastaj e marrin këtë depozitë përsëri kur e kthejnë produktin e zbrazët”, ka shkruar ministri Aliu në Facebook.