Gjilani ka arritur barazimin e tretë në këtë stinor, pasi që në Drenas ka barazuar me Feroniklin ’74 me rezultat 0:0. Lojtarët që drejtohen nga Gentian Mezani kanë luajtur një lojë shumë të kujdesshme ndaj Feroniklit ’74, i cili pak ditë më parë ia doli që të luajë baras me kampionin dhe liderin në fuqi Ballkanin e Suharekës.
Gjilani luajti një ndeshje shumë të sigurt, duke mos e lënë kundërshtarin që të sulmojë, derisa kjo pikë vije nga kundërshtari i drejtpërdrejtë me të cili po lufton për të ikur nga barazhi.
Gjilani në ndeshjen e parë në këtë stinor ka barazuar me Fushë Kosovën, pastaj barazoi edhe me Prishtinën, kurse tash në fund edhe me Feroniklin u nda me rezultat të barabartë./kryelajmi.com/.