Pasi situata në Komunën e Zveçanit është stabilizuar njësitet e KFOR-it janë larguar nga objekti i komunal.
Kështu kanë bërë të ditur nga KFOR- për mes një njoftimi, ku theksohet se njësitet do të kryejnë patrullime të rregulla në Zveçan.
“Situata në komunën e Zveçanit është stabilizuar. Si rezultat, njësitet nga Batalioni i Forcave Rezervë Operacionale të misionit KFOR më nuk do të jenë prezentë në ndërtesën e Komunës. Por, do të mbesin në zonë dhe do të kryejnë patrullime të rregullta për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftim.
KFOR-i ka theksuar se do të vazhdojë të implementojë mandatin e saj.
“KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet tutje në njoftim.