Kosova vazhdon të përballet me sëmundjen e etheve hemorragjike apo pickimit të rriqrave siç njihet ndryshe. Në muajt e fundit të këtij viti dhjetëra kosovarë janë pickuar nga rriqrat. Por siç duket për këtë sezone rriqnat më të rrezikshme janë në fshatin Livoç i ulët të Gjilanit. Sipas disa analizave që janë bërë se ku gjendet rriqnat më të rrezikshme del të jetë një fshat nga qyteti i Gjilanit. Zyrtarë të Klinikës Infektive, kanë dhënë detaje rreth etheve hemorragjike si dhe situatës në terren.
Për gjithë këtë punë nga Ministria e Shëndetësisë deklarojnë se kanë marrë masa parandaluese edhe këtë vit. Edhe këtë vit, si vitet paraprake, kemi marrë masa parandaluese për ethet hemorragjike krime kongo, së bashku me këshillin ndërministror. Prej vitit 2013, kur kanë ndodhur 11 vdekje në Kosovë, më nuk kemi pasur situatë të tillë. Kjo, falë bashkëpunimit me institucionet relevante”, deklarojnë nga MSH.
Megjithëkëtë, në vitin 2013, në Kosovë kanë humbur jetën 11 persona nga ethet hemorragjike dhe janë pickuar nga rriqrat 5,200 qytetarë. Derisa në vitet në vijim, falë masave parandaluese, janë evituar viktimat.
Rriqnat fiksohen në trupin e kafshës dhe shkaktojnë probleme të ndryshme ne gjak, si dhe mund të jenë shkaktarë të sëmundjes së Likjozës. Fatmirësisht në tregun tonë ka shumë produkte që përdoren për luftimin, por gjithashtu edhe për parandalimin e tyre. Bëni kujdes! Edhe ne vetë mund të jemi mbartës të këtyre parazitve.