Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kamberi bëri të ditur se kanë përsëritur kërkesat se komuniteti shqiptar duhet të trajtohet në mënyrë të drejtë, raporton Zeri.info.
Por, kritika për këtë takim pati Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës, i cili tha se në këtë takim nuk u diskutan çështjet me rëndësi siç është pasivizimi i adresave të shqiptarëve.
Arifi madje e quajti deputetin Kamberi si “doraputhës” të Vuçiqit e madje duke thënë se pozitën e mori nga mëshira e këtij të fundit.
“Deputeti doraputhës Kamberi, i cili për herën e dytë mori mandatin e deputetit me mëshirën e Vucicit dhe “asistenti” i tij lokal — kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, sot qenkan takuar me presidentin e Serbisë. Në këtë takim, ata që bëhen skiftera në Kosovë e pula në Beograd, nuk e paskan folur as edhe një fjalë për pasivizimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Turp!”, shkroi Arifi ndër tjera.