Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka njoftuar se Parlamenti Evropian e ka miratuar direktivën që mbron gazetarët kundër Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP).
Ajo ka shkruar se kjo është një arritje historike.
“Parlamenti i Europës sapo miratoi Direktivën e Bashkimit Europian kundër Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP). Gazetarët, mediat dhe aktivistët do të jenë më të mbrojtur nga paditë e pabaza të cilat bëhen nga avokatët dhe paditësitë e këqinjë me qëllim të frikësimit dhe dekurajimit të tyre”, ka shkruar ajo.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur që si anëtare e Grupit të Ekspertëve të Komisionit Europian kam ndihmuar në draftimin e direktivës bashkë me dhjetra ekspertë të tjerë. Puna e Grupit të Ekspertëve do të vazhdojë në zbatimin e direktivës në praktikë.”, ka shkruar tutje ajo.