Shkruan: Asdren Toska
Andorra la Vella është kryeqyteti i Principatës së Andorrës – një nga gjashtë mikroshtetet e Evropës. Andorra la Vella ka 22,256 banorë, sipas censusit të vitit 2011 me një sipërfaqe 12 kilometra katrorë.
Në këtë foto, shihen në një rrethrrotullim, dy autobusë të transportit publik në Andorra la Vella. Në foto, po ashtu shihen edhe rrugët e ngushta, ashtu siç janë edhe në të gjitha pjesët tjera të qytetit. I zhgënjyer me mendësinë e disa zyrtarëve komunalë, në qytetin tim të Gjilanit, po e bëj këtë postim, duke argumentuar se, as numri i banorëve, as sipërfaqja e vogël e një qyteti me infrastrukturë ku dominojnë rrugët e ngushta, nuk mundet me qenë pretekst që transporti publik nuk është i nevojshëm në qytete të ngjashme me sipërfaqe të vogël.
Transporti publik përpos që është nevojë, është edhe emancipim i një shoqërie.