Asambleisti nga radhët e LDK-së në Gjilan, Muhadin Haziri, ka kërkuar nga komuna që të bëhet një auditim në dy kompanitë publike “Eco-Higjiena” dhe në NPL “Tregu”, shkruan Radio Star.
Më tutje Haziri ka thënë se disa kompani publike tani kanë mbetur nën mëshirën e fatit dhe është krijuar një opinion se këto kompani janë kapur dhe nuk ka çlirim për to.
Shkrimi i plotë:
KOMPANITË PUBLIKE DHE MENAXHIMI FONTANË DËSHIRASH
Ka një kohë të gjatë që disa kompani publike kanë mbetur në mëshirën fatit, është krijuar një opinion se këto kompani janë kapur nga kapësit dhe nuk ka “çlirim“ për këto kompani. Sërish vjen marsi në kuptimin e mirë të fjalës-është fjala qeveritë komunale ndërrohen njerëzit janë të paprekshëm, siç po shihet është ka funksionon ana “profesionale”.
Jemi dëshmitarë që një kohë të gjatë, rast konkret kompania “Eco-higjiena” Sh.P.K. , askush nuk merret me të, sa here t’i teket i ndërron tarifat, sa herë ti teket e ndërron vendin kontejnerëve, sa here ti teket e ndërron orarin e transportimit të mbeturinave, duke aluduar se ne jemi kompani private dhe duhet lëvizur si në “bahqe” të babës. He po i fort ish kanë baba “po shumë kish pas duru”. Së pari duhet kuptuar se komuna është ajo që i jep autorizime rreth licencimit në territorin e komunës së Gjilanit, kësaj kompanie, prandaj duhet kuptuar qartë se kompania publiko-private Ecohigjiena nuk mundet të veprojë sipas dëshirës, sepse çështja ambientale është rregulluar me ligj dhe dihet kush është baba pra, po nëse është baba “ tucan” i merr në qafë jo vetëm familjen e vet po edhe komplet nahinë.
Për mos me zgjat ma shumë KK i Gjilanit e ka marrë një vendim rreth kryerjes së auditimit në këtë kompani dhe të shihet se si qëndron problemi me investimet e partnerit privat në ketë kompani dhe sa janë respektuar afatet ligjore. Ne do të jemi dëshmitarë të asaj normal edhe do t’i shohim rezultatet, sepse dihet shumë mirë pse bëhet partneriteti, partneriteti bëhet kur mungon leku dhe se komuna për të kursyer parat e veta me qëllimin ma të mirë për t’i investuar ato para në shëndetësi arsim, investime në infrastrukturë apo diku tjetër në drejtim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve, vendos të hy në partneritet për të gjeneruar para shtesë, mirëpo ka ndodhur e kundërta, komuna ka hyrë në obligime më tepër plus ka vobekësuar gjepat e qytetarëve me vendime inekzistente.
Ne kemi ditur nga fillimi se partneriteti i lidhur në mënyrë kundërligjore po se po, por edhe pa mbikëqyrje nuk ka hair. Që në fillim marrëveshja është lidhur si partneritet në mes të ‘”Moser Group Austria” dhe KRM Higjiena” Sh.A. , mirëpo shumë shpejt u hetua se nuk është Moser Group Austria por është “Ecovision “ Sh.P.K. kompani vendore me 1000.00€ kapital dhe do të investojë 1.5 milion euro, shtrohet pyetja nga do t’i merr ato para për ti investuar. Pra siç shihet rezultati është i sigurt paraprakisht, sepse nuk ka investime por kemi menaxhim brilant dhe se komuna e Gjilanit ka pasur nevojë për një menaxher të tillë.
E njëjta vlen edhe për kompaninë “Tregu” aty nuk dihet as kush han as kush pi aty është krijuar një binom i çmuar për momentin dhe është ka funksion fenomenal “olla zot zgate” po i ku del tymi s’dihet, aty duhet të kryhet një auditim i mirëfilltë. Aty është punësuar një numër i madh i punëtorëve me atë thënien unë po i realizoj interesat e mia ti tuat, unë po të qes pare ti harxhoj sipas dëshirës, o nalne doren vllazni se ju s’po dishi kur bëhet boll. Transferi parave në kompani publike nga ana e komunës është i kundrligjshëm, nuk ka fije dyshimi, janë dy buxhete të ndara, njëri shpenzohet në baza të Cash-it dhe tjetri në baza acruale pa asnjë lidhje njëri me tjetrën. Komuna e Gjilanit e ka zyrën e prokurimit dhe nëse e ka ne plan të prokurimit hedhjen e parave cash në ndërmarrjen publike ok, por nëse se ka është vepër penale dhe duhet te mendohemi. Gjithashtu ndërmarrja publike Tregu nëse do t’i shpenzoj parat e pranuara nga komuna apo vullneti i mirë i komunës duhet të ketë zyrën e prokurimit dhe të organizojë procedura të prokurimit, në të kundërtën kjo është vepër penale, edhe nëse të thotë kryetari kjo duhet paguhet drejtpërdrejt si në tregun e plaçkave menaxhmenti nuk guxon ta bejë këtë, sepse dëgjueshmëria kushton. Po edhe nëse nuk ka dëgjueshmëri del se ka lakmi janë dy gjëra që ndoshta koincidojnë njëra me tjetrën.
Unë nuk po e zgjasë, por vetëm mbetem me shpresë se do të ketë përparime dhe ithtarë i pozitivizmit!
Muhadin Haziri
Këshilltar Komunal nga LDK-ja.