Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, dega në Gjilan, sot ka mbajtur takim me struktuarat e saja shkruan Radio Star.
Nazim Gagica ka kritikuar qeverisjen aktuale duke thënë se është e orientuar ka marketingu e jo ka shërbimet ndaj qytetarëve, më tutje ai ka thënë se Aleanca në Gjilan është më e gatshme se kurdo herë për zgjedhje nacionale.
Shkrimi i plotë:
Qeverisja lokale e orientuar kah marketingu e jo kah shërbimi ndaj qytetarëve. Çoroditje propaganduese, por në fakt Gjilani ka degraduar në secilën pikëpamje. Ky ishte konstatim i strukturave të Aleancës në Gjilan në takimin që mbajtëm sot.
Aleanca në Gjilan sot, është më e fuqishme se kurdo herë. Kuadro të shumta na janë bashkuar muajt e fundit, e ardhjet po vazhdojnë përditshëm, kështu duke e bërë Aleancën si alternativë e vetme dhe një shans jashtëzakonisht i mirë për Gjilanin e për Kosovën.
Bashkëbiseduam për tema lokale pa i lënë anash edhe ato nacionale, sepse me pushtetin aktual, në nivel lokal dhe qendror, janë dëmtuar të gjitha të arriturat deri sot, janë lënduar marrëdhëniet me aleatët, ka degraduar Gjilani si dhe po rrezikohet e ardhmja jonë e përbashkët.
Aleanca në Gjilan është më e gatshme se kurdo herë për zgjedhje nacionale. Po bëhemi gati dhe jemi të bindur se Gjilani ne legjislaturën e ardhshme do ta ketë përfaqësimin meritor dhe serioz, përfaqësim që i ka munguar Gjilanit.
Dyert e Aleancës mbeten gjithnjë të hapura për të gjithë ata që kanë çka i japin vendit e që besojnë në të ardhmen tonë të përbashkët.