Komuna e Gjilanit ka hapur tenderin për renovimin e stadiumit të qytetit shkruan Radio Star.
Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), ka njoftuar se është bërë ritenderimi dhe afati për aplikim në këtë tender mbyllet me 14.03.2024 në 14:30:00 ora.
Vlera e parashikuar e këtij projekti është 15 milionë euro dhe është bashkëfinancim midis komunës dhe Ministrisë së Kulturës.
Në bazë të Memorandumit mes Komunës së Gjilanit dhe M.K.R.S me nr.Prot.4894/2023 zhvillohet aktiviteti I prokurimit pasi është mbështetje financiare për projektin në fjalë.
“Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit ( MB ) është mbështetja financiare për projektin në fjalë, i cili si pjesë e Planit 5-vjeçar të infrastrukturës së futbollit, do të implementohet dhe funksionalizohet gjatë viteve 2023-2028.
Në bazë të Memorandumit midis Komunës së Gjilanit dhe MKRS-së me nr.prot.4894/2023 zhvillohet aktiviteti i prokurimit pasi është mbështetje financiare për projektin në fjalë.
Afatet kohore për fillimin dhe/ose përfundimin e kontratës: në 24 muaj”, thuhet në njoftimin e KRPP-së./radiostar/