Skuadra e Gjilanit ka prezantuar edhe një lojtarë të ri i cili vjen nga Zvicra, ai është Albin Hoti, 22 vjeçarë shkruan Radio Star.
Hoti para se ti bashkohej Gjilanit, ishte pjesë e tri ekipeve zvicerane si FC Mutschellen, FC Winterthur & Grasshopper Club Zurich.
📣 𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧Ë 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘
Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Albin Hoti.
Aktualisht 22 vjeç, Hoti vjen nga futbolli zvicerian pas një të kaluare te klubet FC Mutschellen, FC Winterthur & Grasshopper Club Zurich.
Hoti është futbollist që luan në pozicionet e mesfushës, ndërkohë që afrohet për t’i ndihmuar ekipit në objektivat që janë për t’u arritur.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Hotit dhe i urojnë shumë suksese.
Zyra për shtyp
05 Mars, 2024