“Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, urova kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, Naim Aliu si dhe besimtarët myslimanë duke ju dëshiruar agjërim të pranueshëm”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.
Ai shtoi se muaji Ramazan përveç që na lidhë ngushtë me Krijuesin, na bën edhe më të lidhur e më solidarë ndërmjet vete. Ky muaj i shenjtë le të shërbejë për të reflektuar si shoqëri, duke u përkushtuar për të mirën e përgjithshme dhe për kujdesin ndaj atyre që kanë më shumë nevojë.
“Po ashtu, urova mikun tim Naim Aliu për rizgjedhjen edhe për një mandat në krye të KBI-së në Gjilan. Ashtu siç kemi pasur deri më sot bashkëpunim të shkëlqyer, jam shumë i bindur se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Gagica i AAK-së.