Kryetari i AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, ka kritikuar qeverisjen komunale në Gjilan për mos shfrytëzimin e buxhetit për vitin 2023.
Gagica ka thënë se prej rreth 3 milion e gjysmë, 2 milion e 757 mijë euro kanë qenë projekte kapitale.
“Qeverisja e dronëve i len të pashfrytëzuara 3 milion e 383 mijë e 875 euro, prej tyre 2 milion e 757 mijë e 146 euro e 81 cent në investime kapitale në vitin 2023”, ka thënë Gagica.