Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” pati nderin dhe kënaqësinë që të pres në vizitë Ministren e Ekonomisë znj. Artane Rizvanolli së bashku me bashkëpunëtorët e saj, Drejtorin e NJPMNP z. Valon Prebreza dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni në Fabrikën e Përpunimit të Ujit në Velekincë.
Gjatë vizitës, të njejtit u njoftuan për së afërmi lidhur me gjendjen e fabrikës në të cilën gjatë vitit 2024 pritet të investohen 200,000.00€ nga ana e Ministrisë së Ekonomisë.
Nga investimet e bëra në KRU “Hidromorava” përveç qytetarëve të Komunës së Gjilanit do të përfitojnë edhe fshatrat e Komunës së Kamenicës si Karaçevë e Epërme, Shipashnicë e Poshtme, Muçivërcë, Roganë, Honodoc, Novosellë dhe Dajkoc.
Gjithashtu, Ministrja dhe Kryetari i Komunës u njoftuan me të arriturat, gjendjen e ujit të pijes dhe sfidat me të cilat përballet KRU “Hidromorava” gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj.
KRU “Hidromorava” është duke punuar me intensitet të lartë për projektet të cilat po financohen nga Ministria e Ekonomisë.
Të trija palët, duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e deri tanishëm u zotuan që të vazhdojnë bashkëpunimin lidhur me realizimin e projekteve tek të cilat përfitues primar do të jenë qytetarët tanë.
Si përfundim, Bordi dhe Menaxhmenti i KRU “Hidromorava” i falenderoi të dyja palët dhe shprehi mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme.