Në UKZ është mbajtur sesioni informuese i programit të Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Zyrës së Erasmus+
Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan , Bajram Kosumi, mori pjesë në Ditën informuese të Programit Erasmus + për thirrjen për aplikim. Erasmus + është Program arsimor i Bashkimit Evropian, i cili synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me sistemet e Unionit Evropian.
Rektori Kosumi ka falënderuar zyrën e BE-së dhe zyrën e Erasmus + për sesionin informues, derisa ka thënë se, ne jemi Universitet i ri por që kemi një përvojë të lakmueshme në projekte ndërkombëtare e veçanërisht në projektet Erasmus.
Gjithashtu Rektori Bajram Kosumi ka inkurajuar të gjithë studentët dhe stafin akademik që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e mundësive që ofron Erasmus+.
Nga ana e tij prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka gjatë sesionit informues që temë diskutimi ka pasur ‘Ngritjen e cilësisë së Arsimit në Kosovë, përkrahja e BE-së për arsimin dhe programi Erasmus+ si përkrahje për ngritje të cilësisë së arsimit”, ka thënë se projektet Erasmus për UKZ-në kanë rëndësi të madhe.
Prorektori Leka gjithashtu ka folur edhe për projektet tjera që Universiteti “Kadri Zeka” ka me Institucionet Ndërkombëtare.