Kryeministri Albin Kurti tha se vendimi për Manastirin e Deçanit, ishte i vështirë për të.
Por këtë tha se e bëri kur peshoi të gjitha gjërat dhe konstatoi se është më mirë që të vazhdohet tutje.
“Situata nuk ka qenë e lehtë por kam vlerësuar që kur prej tri kushteve për anëtarësim në KiE na kanë hequr dy, na kanë lënë vetëm një, kosotoja e bllokimit te vetëm ky kusht është më e madhe se kostoja e zbatimit të këtoj vendimi me të cilin nuk pajtohem. Në kontekstin aktual besoj që është jetike që Kosova të anëtarësohet në KiE, të jemi të barabartë me Spanjën, Greqinë, Sllovaniknë, Qipron etj”, tha Kurti në RTK.