Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e gatshme për zgjedhje të parakohshme, por vetëm përmes mocionit të mosbesimit ose dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti.
Në partinë e Ramush Haradinajt, shprehën më të rezervuar që në zgjedhje të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit tha se Kurti është dorëzuar nga ekzekutivi.
“Si AAK, qe një vit e gjysmë kemi kërkuar të shkarkohet kryeministri Kurti përmes një mocioni të mosbesimit, i cili nuk është arritur. Së fundi është parë që Kurti është dorëzuar, ai mund të dorëhiqet, por të mos ia lë fajin opozitës. Kryeministri Kurti në strategjinë e tij e ka viktimizimin dhe ky viktimizim nuk do të kalojë”, ka thënë ai të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendnit.
Sa i përket shpërbërjes së Kuvendit, Tahiri ka thënë se Kurti këtë e dëshiron për viktimizim dhe se njëherë siç ka thënë ai, strategjia e AAK-së është për ta dekonspiruar dh ballafaquar për disa tema.