Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani, ka uruar Kosovën pas votimit të opinionit Komitetit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për t’u bërë pjesë e Këshillit.
Ai ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm dhe se tash mbetet që për Kosovën të hapen rrugët gjatë Sesionit të Prillit të Asamblesë Parlamentare.
“ Ky hap i rëndësishëm vjen si rrjedhojë e angazhimit të vazhdueshëm të Kosovës, në vlerat e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Mbetemi në pritje, që gjatë Sesionit të Prillit të Asamblesë Parlamentare, të hapet rruga për përfundimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ai.
Opinioni i raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë është miratuar në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE.