Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se nuk pret nga Amerika ta shohë Serbinë sikurse e sheh Kosova, mirëpo sipas tij edhe pritjet e SHBA-së nuk duhet të jenë aq të larta.
Kësaj deklarate i ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ka kohë që Kurti nuk e përfaqëson qëndrimin e popullit.
Tutje, Haradinaj ka thënë se sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë”.
“Albin Kurti flet në emër të vetin e jo të Kosovës. Ai ka kohë që nuk e përfaqëson qëndrimin e këtij populli. Duhet të jesh shumë smirëzi të thuash “mos të presë Amerika që unë ta shoh Serbinë me sytë e saj”! Sytë e Amerikës kanë qenë pilotët e saj që e kanë shpëtuar një popull nga zhdukja, o i mjerë!”, ka shkruar Hardinaj.