Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se Kosova është pjesë e Hartës Gjeologjike Evropiane.
Rizvanolli në një postim në Facebook njofton se Kosova tashmë është paraqitur në hartë me kufij të plotë e pa fusnotë.
“Pas një angazhimi intensiv nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës, Kosova tash është paraqitur në hartë me kufij të plotë e pa fusnotë, si dhe trajtohet njëjtë si të 37 vendet Evropiane pjesë të Shërbimit Gjeologjik Evropian”, shkruan ajo.