Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka lansuar platformën online për regjistrimin e diasporës në Regjistrimin e Popullsisë.
ASK-ja ka ftuar qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë që ta shfrytëzojnë këtë mundësi pë ta bërë regjistrimin online në linkun: https://ediaspora.rks-gov.net/
Aplikacioni është i disponueshëm në 3 gjuhë: shqip, anglisht dhe serbisht.