Drita ka hyrë fuqishëm në merkaton verore.
Pas emrave të Mevlan Zekës e Mendurim Hotit, të cilët janë përmendur si transfere të mundshme për skuadren gjilanase, Futbollikosovar ka mësuar ekskluzivisht se Drita po synon rikthimin e ish futbollistit të saj, Leonit Abazi, që luan te skuadra e Skenderbeut të Korçës.
‘Leo’ është një nga futbollistët më të pëlqyer vitet e fundit për tifozët ‘Intelektualët’, andaj një rikthim i tij i mundshëm do gëzonte pamas adhuruesit e Dritës.