Deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka reaguar pas vrasjes së një grua në Ferizaj nga ish-bashkëshorti i saj.
Ajo tha se drejtësia duhet të shtrëngohet dhe të zbatohet ligji e Kodi Penal, pasi që rastet e tilla janë çnjerëzore dhe vrasjet e grave po përsëriten.
Shkrimi i plotë:
Vrasja e një gruaje nga ish-bashkëshorti i saj dhe plagosja e vëllait të viktimës në Ferizaj, tregon se gratë vazhdojnë të jenë viktimat e vazhdueshme në Kosovë.
Drejtësia duhet të shtrëngohet dhe të zbatohet ligji e Kodi Penal, pasi që rastet e tilla janë çnjerëzore dhe vrasjet e grave po përsëriten pa u ndalur.
Vrasësit duhen të përballen me dënime meritore. Drejtësia të veprojë me prioritet në këtë kategori të krimit të rëndë vrastar ndaj grave.