Ashtu siç është pritur, Drita ka shënuar një fitore të lehtë me rezultat 4:2 ndaj Lirisë së Prizrenit, e cila tashmë i ka thënë lamtumirën Superligës së Kosovës. Vendasit shumë mirë e kanë nisur ndeshjen, kur në minutën 10, pas një harkimi nga e majta, i riu Meris Maliqi me një gjuajtje gjysmëvolej ka qëlluar tokën e topi prej aty u përplas në rrjetë për 1:0.
Metë nisur pjesëloja e dytë, Drita ka shënuar golin e dytë nëpërmjet Blerim Krasniqit e në minutën 57, e më pas mysafirët shënuan autogol dhe rezultati tashmë ishte bindës 3:0.
Kah fundi mysafirët u këndellën dhe në minutën 75 shënuan nëpërmjet Bashës, derisa në minutën 85, Dabiqaj ka realizuar për rezultatin 4:1 edhe atë nga pika e bardhë. Mysafirët shënuan krejt në fund, por pa ia dalë që të bëjnë diç më tepër. /Kryelajmi.com/.