Një zyrtar amerikan ka konfirmuar se Irani lëshoi drone kundër Izraelit, menjëherë pas një njoftimi nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, ka raportuar CNN.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan publikisht pak kohë më parë se Irani kishte lëshuar dronët.
“Irani lëshoi UAV-të nga brenda territorit të tij drejt Izraelit pak më parë. IDF është në gatishmëri të lartë dhe po monitoron vazhdimisht situatën operacionale. Grupi i Mbrojtjes Ajrore IDF është në gatishmëri të lartë, së bashku me avionët luftarakë të IAF dhe anijet e Marinës izraelite që janë në një mision mbrojtjeje në hapësirën ajrore dhe detare izraelite. IDF po monitoron të gjitha objektivat.” – thuhet në njoftim.