Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit.
Kurti thotë se ishte akt i paprecedentë, i cli përbën një rrezik të madh për destabilizimin e të gjithë rajonit.
“Unë dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky akt i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e të gjithë rajonit”, ka shkruar Kurti në X.
Tutje, ai tha se tani, më shumë se kurrë bota duhet t’i japë përparësi përfundimisht armiqësive dhe të nxisë paqe të qëndrueshme.
Mbrëmjen mes 13 dhe 14 prillit, Irani sulmoi Izraelin me dronë dhe raketa, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill.
Ndonëse Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.
Izraeli tha se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani, ndërsa disa të tjera edhe nga Iraku dhe Jemeni. Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se 99% e tyre u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite.