Një e mitur dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i moshës madhore.
Rasti ka ndodhur në Komunën e Gjilanit, sipas raportit policor.
Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjilan NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare- e mitur. Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.